Aktualitet
Ktheu ish-hotelin në shtëpi bari, shqiptari rrezikon burgimin në Britani (Emri)
Një shqiptar rrezikon burgimin në Britani, pasi u kap duke kultivuar kanabis me vlerë me vlerë 771,000 në papafingon e një hoteli,
Në Gjykatën e Jedburgut, Almir Cahani u deklarua fajtor për prodhimin e drogës. Megjithatë, deklaratat për pafajësi për një shkelje të Aktit të Energjisë Elektrike u pranuan nga gjykatësit.
Dënimi për 31-vjeçarin është shtyrë deri në muajin e ardhshëm. Çështja do të rikthehet në Gjykatë më 2 shtator.
Sherifi Peter Paterson e paralajmëroi Cahanin se është “pothuajse e pashmangshme” që akuzat të rezultojnë me një dënim me burg.
Muajin e kaluar, i bashkakuzuari i Cahanit – 41-vjeçari Dritan Katana, gjithashtu nga Shqipëria – u burgos me 28 muaj pasi pranoi akuza të ngjashme dhe paralajmëroi se ai do të përballet me dëbimin pas lirimit të tij.