Connect with us

Rajon

Kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë?/ Daçiç provokon sërish

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç tha se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende mbahet në Serbi. Në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut në Tabanovc, Daçiç u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij.

Në përgjigje, Daçiç përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.

“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha Daçiç.

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit. Nga Serbia, avokati Koci në një përgjigje për T7 ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.

Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë. Ai akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.

Advertisement