Aktualitet
Kthjellime dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Maqedoni e Veriut
Do të mbeten masat ajrore të qëndrueshme prezente në Republikën e MV duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe
veriperëndimore të territorit të MV. Parashikohet që; Ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë orëve të pasdites ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Pritet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të MV, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimikryesisht Veriperëndimor.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajone të Europës. Po ashtu, reshje dëbore, ngrica dhe temperatura shumë të ulëta do të kenë vendet e Europës Lindore ndërsa do të vijojë ndikimi i Anticiklonit të Azoreve në të gjithë Europën Jugore duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.