Aktualitet
Kthjellime dhe vranësira, ja sa arrijnë temperaturat sot
Në pjesën e parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonën qendrore.
Temperaturat minimale do të luhaten 14-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 29 -33°C në veri , 32-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 6-8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.