Aktualitet
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes prezencë të mjegullës së dendura kryesisht përgjatë zonave luginore të vendit.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në bregdet: 11 / 21 °C,
në vendet e ulëta: 9 / 20 °C,
në vendet malore: 5 / 15 °C.