Connect with us

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 1-8m/s nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Nën mbizotërimin e të ftohtit do të jetë gjithashtu, republika e Kosovës ku temperatura shumë të ulëta, ngrica dhe era e ftohtë nga veriloindja do të jenë prezente, megjithatë; moti paraqitet i qëndrueshëm dhe pa reshje.

Kthjellimet do të jenë dominante deri në orët e pasdites ku shfaqen vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë territori i Kosovës të jetë në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje.

Maqedoni e Veriut

Depërtimi i mëtejshëm i masave të ftohta me origjinë verilindore – lindore do të diktojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mot kryesisht të kthjellët por shumë të ftohtë. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë Maqedoninë e Veriut por më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Nuk priten reshje por; ngricat dhe temperaturat e ulëta do të jenë problematike në shumë zona të veriut dhe veriperëndimit ku termometri do të zbresë deri në -7°C.

Advertisement

TRENDING