Aktualitet
Kthjellime dhe vranësira të lehta
Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por kostante mbeten në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshem do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të theksohen përkohësishtë në territor, duke krijuar mëundësi për momente me pika shiu në Veri.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimore do të diktojë motin edhe në Maqedoninë e Veriut, duke sjell kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e orëve të shumta me diell. Ndërsa në vijim do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave.
Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të pakta. Zhvillimi i nje qëndre ciklonare mbi,ishujt britanikë do të sjellë vranësira dhe shira intensivë, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu do të mbetet me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu gadishulli i Ballkanit.