Kronike
Kthyen magazinën në ‘shtëpi bari’, bien në pranga mbi 5 persona
Zbulohet nga policia një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për t’u shitur. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.
Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona.
Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregtuar.
Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.