Kosova
Ku është Amerika? Po NATO po fle gjumë?
“Pas valvitjes së flamurit të Kosovës në veri, kryekrimineli dhe kryçetniku-shovinist, presidenti Aleksandër Vuçic i futi ne përdorim veglat e tij kriminale për të krijuar trazira siç e ka zakon kur e ka punën pisk. Kjo është një strategji 100 vjecare e Serbisë me qëllim gllabërimin e trojeve shqiptare. Pra, çështja e veriut nuk është çështje e vetë serbëve por është diçka përtej kësaj, është çështje nacionale dhe madhore e Serbisë për ta ndarë veriun – deklaroi Maxharraj, sipas të cilit ajo se çfarë është më shqetesuese, është vendosja e barrikadave në veri.
“Si është e mundur të ndodh kjo para syve të KFOR-it dhe NATO-s. Per çfarë janë ata aty? Mos kanë hyrë edhe ata në lojën e djallit serb, apo mos i ka “blerë” edhe këta Vuçiçi, siç po bënë me opozitën tonë mjerane dhe të turpshme” – theksoi analisti
Ndër të tjera, professor Maxharraj pati dhe një reagim ndaj heshtjes së ndërkombëtarëve per veprimet e nxitura nga Beogradi
“Akoma më shqetësuese është mos reagimi i BE/SHBA. Ku janë sot Borelli, Lajçaku, Escobari dhe Hilli, që nuk e hapin gojën, që nuk reagojnë, mos vallë këto protesta janë bërë edhe me pëlqimin e heshtur të tyre?
Ku është Amerika. Ku është edhe kuislingu shqiptar i Vuçiç që i ka ‘fut veshtë në lesh’ e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ngjarjet në veriun e Kosovës, në vend që të alarmoj gjithë botën duke dërguar mesazhe se ja kjo është Serbia që ju po e mbroni” – përfundoi Binak Maxharraj