Bota
Ku po e çon NATO Serbinë dhe Kosovën?
Situata e tensionuar, në prag të një konflikti të hapur, që rrezikon të çojë në tragjedi në përmasa më të gjera, në veri të Kosovës, çoi në një sërë takimesh mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës me zyrtarët më të lartë evropianë dhe amerikanë, por pothuajse pa rezultate.
Nuk është aspak inkurajuese deklarata e presidentit serb Aleksandèr Vuçiç pas takimit të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, dy ditë më parë, se “gjërat po dalin jashtë kontrollit”, edhe pse “Brukseli kërkon deeskalim”.
Për gazetën serbe Danas, Nikola Luniç, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, thotë për “Duke pasur parasysh që rajoni i Ballkanit Perëndimor është me interes strategjik për NATO-n. Serbia duhet përfundimisht të ndërtojë marrëdhënie besimi me Aleancën, e cila është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në veri të Kosovës, në përputhje me mandatin e OKB-së që i është besuar”.
Çdo përshkallëzimi i tensioneve dhe konflikti i mundshëm, shtoi ai, mund të ketë pasoja në kontekstin e paqëndrueshmërisë globale dhe rëndësisë aktuale gjeopolitike të rajonit tonë.
“Beogradi duhet t’i qaset problemit të sigurisë me Prishtinën në mënyrë realiste dhe të arsyetuar, pa emocione dhe keqkuptime të panevojshme” – deklaroi Luniç teksa dhe theksoi: Serbia përballet me sfida të tilla të sigurisë rajonale dhe globale, të cilave nuk është në gjendje t’i përgjigjet vetë.
Siç përfundon ai, “ne jemi dëshmitarë të marrëdhënieve të reja gjeopolitike në botë dhe ende nuk jemi pjekur për të kuptuar se çfarë do të thoshte rënia e Murit të Berlinit”.
“Armatosja e shpejtë e NATO-s dhe BE-së, si dhe sofistikimi i kërcënimeve të sigurisë, tregon se pa angazhimin e aleancave me vendet e rajonit, duhet t’i frikësohemi historisë së papërfunduar të Ballkanit dhe skenarëve apokaliptikë globalë – theksoi Nikola Lunić