Connect with us

REAGIM

Ku thërret kijameti/ Burra e gra që nuk bëjnë asgjë…

TIRANE- Alfred Lela, drejtori i Shtypit për Partinë Demokratike, i ka kthyer përgjigje akuzave të mbështetëses së deridjeshme të Sali Berishës, Evi Kokalari, e cila shprehu dje zhgënjimin nga lidershipi i PD, pas zgjedhjeve për Forumin Rinor, që sipas saj ishin të manipuluara. Në një status në rrjetet sociale, Lela thotë se pjesa që mendon si Kokalari janë mbështetësit e Bashës që spikasin për mungesë mbështetësish dhe idesh. Ai i fton të punojnë dhe të mos ankohen.

POSTIMI I PLOTE: 

Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka. Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën. Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdoqoftë.

Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen, ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-in-ëaiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Ëilhelm Ëied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot.

Kështuqë, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobs-it, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin e dhe veten. Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS!

Reagimi lidhet me deklaratat e Kokalarit për manipulimin e zgjedhjeve në FRPD. Pakënaqësia e Kokalarit me PD-në ka nisur që në zgjedhjet për Kryesinë e PD-së. Ajo akuzoi hapur Belind Këlliçin se po manipulonte votat, pasi ky i fundit rezultoi më i votuar nga demokratët. Këlliçi e paditi për shpifje dhe përballja mes tyre vijon në gjykatë. Akuzat e Kokalarit vijuan edhe ditët e fundit pas zgjedhjeve në FRPD, pasi në krye u zgjodh Besart Xhaferri, i cili mori besimin e 5256 të rinjve demokratë.

Advertisement