Bota
Teoria konspirative u rrëzua/ Kamala Harris nuk kishte kufje në debat me Donald Trump
Një teori konspirative ndezi rrejtin pas debatit mes Donald Trump dhe Kamala Harris, me këtë të fundit që thuhet se përdori kufje, të cilat fshihen në formën e vathëve me perla.
Teoria e konspiracionit thotë se Harris kishte vendosur një grup vathësh audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit repiublikan, i cili u organizua nga ABC Neës në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia më 10 shtator.
Por megjithatë, kjo rezultoi të ishte thjesht një Teori Konspirative.
Pas këtyre raportimeve, më 13.09.2024, kompania gjermane “Icebach Sound Solutions” publikoi një deklaratë në të cilën thotë se zv.presidentja Harris nuk ka përdorur perlat e tyre në formë të kufjeve për debatin presidencial më 10.09.2024.
“Pas analizimit të plotë të fotografive të Kamala Harris gjatë debatit presidencial, kemi arritur në përfundimin se këta nuk janë vathët tanë ‘audio NOVA H1’. Në disa nga fotografitë, kjo mund të dallohet qartë pasi kanë dizajn të ndryshëm”- thuhet në deklaratën e tyre zyrtare.
Verifikimi i këtyre lajmeve, u bë nga dy platformat më të mëdha të lajmeve dhe deklaratave në SHBA, Politifact dhe Factcheck.org.
Por ccfarë janë në anën tjetër vathët me kapse? Sipas faqes Kickstarter të startup-it, vendosen në llapët e veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Ai shton se dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.
Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Shoë] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.
“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thotë përshkrimi i produktit në faqen e Kickstarter.
*SHËNIM: Ky lajm është korrigjuar pas verifikimeve të kryera nga Krypometri i Kallxo.com, pasi në përmbajtje Teoria Konspirative e cila ndezi rrjetin, rezultoi të ishte Fake News.