Kosova
Kujdes nga Djalli…Fle në detaje/ “Kosova dhe Serbia duhet të ndahen me letra”
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se Kosova dhe Serbia duhet të “ndahen me letra” përmes planit të Bashkimit Evropian për dialogun.
Duke shprehur mbështetjen ndaj marrëveshjes së dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, Tahiri thekson se përmes së njëjtës fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën. Megjithatë, ai theksoi se duhet pasur kujdes në zbatimin e udhërrëfyesit të këtij plani, pasi “djalli fshihet në detaje”.
Gjithashtu ai kërkoi edhe konsensus ndërpartiak për planin e BE-së pasi, siç tha, vula e Kuvendit e legjitimon atë.
Sipas Tahirit, në bazë të qëndrimeve që kanë marrë aleatët e Kosovës, integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria nuk do të preken në këtë ujdi.