Rajon
Kujdesej për të moshuarën në Greqi/ 39-vjeçarja i vjedh 30 mijë euro dhe zhduket

Policia greke po kryen hetime për të identifikuar dhe arrestuar një punëtore shtëpiake 39-vjeçare e cila grabiti një grua të moshuar në Aigio.
Sipas një padie të ngritur nga fëmijët gruas 90-vjeçare, për të cilën kujdesej punëtorja shtëpiake, u zbulua se ajo kishte tërhequr pjesërisht shumën prej 30,000 eurosh nga llogaria bankare e së moshuar.
Punëtorja shtëpiake kujdesej si për gruan 90-vjeçare ashtu edhe për njërin nga djemtë e saj, i cili vuan nga probleme shëndetësore.
“Oficerët e policisë së Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Aigialea kanë ngritur një padi për mashtrim kundër një gruaje vendase, të dhënat e plota të së cilës janë identifikuar.
Konkretisht, sipas një kallëzimi, e akuzuara, nga maji i vitit 2024 deri në janar të këtij viti, duke punuar si ndihmëse shtëpiake për një grua të moshuar dhe djalin e saj që ka probleme mendore, u mori kodet e kartave bankare dhe tërhoqi prej tyre shumën prej 30,000 eurosh me këste”, thotë policia helene.

