Politike
Kujt do ia besojë Berisha “karrigen” e kryetarit?
Demokrati Luçiano Boçi foli për riorganizmin e PD, tashmë që vula i kaloi Sali Berishës.
“Strategjitë në politikë janë shumë të thjeshta, kanë të bëjnë me organizimin, vazhdimin e aksionit politik dhe krijimin e programit. Është thjeshtë organizim dhe zbritje ne terren, në bazën e grupseksioneve për t’i gjallëruar. Jemi marrë më shumë me veten tonë sesa me qytetarët, sesa me atë demokrat militant apo aktivist, që kërkon që partia e tij të jetë fituese”, tha ai.
Sa i përket thirrjes së Berishës për demokratët që nuk janë mbështetës së tij, duke deklaruar se dera është e hapur, Boçi u shpreh: Nuk shoh asnjë pengesë që njerëz që kanë votuar kundër Berishës, të vijnë dhe të marrin pjesë.
pyetur për ndonjë lëvizje të brendshme që Berisha të drejtojë partinë, por të nxjerrë një ekip që nuk ka lidhje me non-grata për të qeverisur vendin, Boçi u shpreh se ajo që ndodh brenda në parti, nuk është shqetësim i qytetarëve.
“Pjesa e një partie, mënyra si funksionon dhe cili është roli i kryetarit, rregullohet në Statut. Mendimi i lirë në PD ekziston dhe mendimi i liderit pasurohet me kontributet e çdo pjese tjetër drejtuese. Mënyra si merren vendimet në PD nuk besoj se është shqetësim i qytetarëve. Unë habitem si hidhet për debat mënyra autoritare si drejtohet PD…”, deklaroi Boçi.