Connect with us

Politike

‘Kujt i djeg marmita, duhet të përgatitet’/ Debate në Komisionin Hetimor mes Salianjit dhe Gogut

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbuluar ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe rrjedhjen e të dhënave të databazave shtetërore është shoqëruar me replika mes Ervin Salianjit dhe Toni Gogut.

Gogu tha se në planin paraprak nuk kanë asnjë provë, dhe në përgjigje Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. Më tej Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatitet mirë.

Replikat:

Toni Gogu: Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave.

Ervin Salianji: Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi të nisë hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita, duhet të përgatitet mirë. Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët. Për të shtuar personat në listë, jemi të hapur. Jo vetëm për personat që kanë denoncuar i Bardhi, por edhe për ata që janë të akuzuar.

Sipas Salianjit ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS nuk është një spektakël, por një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

“Një gjë po jua qartësoj prapë, të gjithë personat e kërkuar nga ne si dëshmitarë janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

Advertisement