Connect with us

Aktualitet

Gjuzi i dyshuar i policisë, çfarë krimi ka bërë?!

Nga karrigia e deputetit në listat e të dyshuarve të policisë. Kujtim Gjuzi, ish mandatari që mori vendin si deputet me Partinë Demokratike rezulton një person i skeduar në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit.
Megjithatë, i renditur bashkë më mijëra shqiptarë të tjerë në listat që u publikuan nga hakerat iranian, nuk jepet arsye se përse Gjuzi apo shumë qytetarë të tjerë, ndodhen në atë listë.
Ajo që bie në sy në të dhënat e policisë, është që vendlindja e Kujtim Gjuzit është e panjohur, pavarësisht këmbënguljes së tij të pafundme se është një “Tirons i vjetër” dem baba dem.


Kujtim Gjuzi është një nga figurat jetëshkurtër në politikë, por që do të mbahet mend jo për bindjet e tij konservatoriste , por si “aktor politik” me celular të shtrenjtë dhe orën “Atlantik”.
Megjithatë, Gjuzi krahas vëmendjes së policisë si i dyshuar, gjatë kohës si i mandatuar pa miratimin e Lulzim Bashës, kreun e PD-së në atë kohë, mori edhe vëmendjen e kryeministrit Rama. Debatet midis tyre ishin të shpeshta gjatë seancave plenare, por që diskutimet shtroheshin më tepër në nostalgjinë që Kujtim Gjuzi kishte për kohën kur ishte i ri dhe njihej me kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar shpesh që ky i fundit i qepte pantallonat tek ish-deputeti Gjuzi.

Advertisement