Kronike
Kukës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
KUKËS – Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e djeshëm aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth të 60-ave.
Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.
‘Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.