Politike
Kulluri ‘elegant’ në parashikimin e motit në maj: Me këmbë në tokë, asnjë parti e re s’fiton e vetme
Edvin Kulluri, përfaqësues i Partisë ‘Djathtas 1912’ ka folur për sfidat dhe qëndrimet e partive të reja në politikën shqiptare. Kulluri theksoi në studion e News24 se një parti e suksesshme duhet të ketë bindje të thella dhe qëndrime të qarta, duke nënvizuar se asnjë nga partitë e reja nuk mund të pretendojë se do të fitojë zgjedhjet vetëm.
Kulluri kritikoi disa deklarata të cilësuara si “bombastike” të kolegëve të tij që premtuan fitore të mëdha, duke thënë se këto nuk janë realiste. Ai theksoi se është e rëndësishme të flitet me këmbë në tokë dhe të bëhen premtime të arsyeshme.
“Për një parti rëndësi ka të ketë bindje të thella dhe disa qëndrime të qarta. Asnjë nga partitë e reja nuk e thotë dot se do fitojnë zgjedhjet vetëm. Duhet të flasim me këmbë në tokë, ka kolegë që bëjnë deklarata bombastike që nuk shkojnë, thonë që do marrin nga 71 deputetë. Unë dhe Arlindi mund të mos merremi vesh për disa gjëra, por e di që ai është i qartë në atë që thotë”, u shpreh ai.