Connect with us

Politike

Kulluri: Marrëveshja me Berishën, i garanton Ramës fitore në vitin 2025

Sekretari i m,arredhenieve me publikun dhe mediat ne PD zyrtare Edvin Kulluri eshte shprehur se Berisha eshte i papranueshem per kete parti, pasi eshte non grata.

“Nuk eshte nje luge boshe, por eshte nje rikthim i Sali Berishes ne tryezen e politikes shqiptare. Pra ajo qe u tentua me shpalljen non grata, me qendrimet e PD dhe qendrimet e ashpra qe ka mbajtur Edfi Rama, tregoi se tradhetoi te gjityhe artikulimin e tij politik.

Ne kemi pasur arsyen e non grates, Rama ka pasur dhe arsye te tjera qe nuk ulej me zotin Berisha”, deklaroi Kulluri.

Nderkohe qe nderhyrjes se gazetares se Rama ka pasur dhe qendrimin ndaj non grates me Berishes, ndersa jane ulur si mazhorance ne tryeze me Gazment Bardhin, Kulluri i eshte pergjigjur se “nuk jane ulur me Bardhin, por me Berishen. Sepse Bardhi eshte nenkryetar i Berishes, dhe ben shume mire qe ulet me Bardhin. Por ai eshte nenkryetar i Rithemelimit.

Mazhoranca ka njohur Berishen si kryetar te PD dhe kjo eshte shume e qarte. Ky eshte fakti dhe mua me pelqen. Jam shume i lumtur me kete. Dhe nese Rama merr kurajon dhe ulet me Berishen per te garantuar karrigen e vete me 2025, sepse kjo qe po ndodh sot eshte vendosja perfundimtare e pushtetit te Edi rames me 2025-en. Pra i kemi mbyllur rrugen cdo zgjidhjeje per t’u bashkuar opozita.

Sepse per ne ceshtja e ‘non grates’ eshte e panegociueshme. per Ramen me sa duket eshte e negociueshme, ata qe e tolerojne, do ti shohim ne ditet ne vijim. Une uroj te mos jete keshtu, sepse do te krijonte nje trazim shume serioz te politikes shqiptare duke pare dhe ate qe po ndodh me sistemin e drejtesise, me goditje te nivelit shume te larte, sic ishte ajo e drejtorit te ARRSH nje dite me pare.

Dhe besoj se nje marreveshje si me 2008, madje me keq se atehere sepse tani kemi nje produkt te provuar nga atehere, teksa kemi kete parlament te 3-4 kryetareve te partive, dhe jo i shqiptrareve. pasi eshte parlamenti i Berishes, Bashes, Rames dhe Metes”, deklaroi Kulluri.
Advertisement