Connect with us

Pinknews

‘Kundërshtari i Noizyt më pagoi’, ja kush urdhëroi djegien e ‘Ferrarit’

Detaje të  reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku është djegur për shkak të një zjarrvënie të qëllimshme makina “Ferrari” e reperit Noizy.

I riu nga Vlora, Siar Konti, i cili është arrestuar pasi akuzohet për zjarrëvnien, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar.

Porosia në fjalë sipas dëshmisë së tij për hetuesit, i është besuar nga një tjetër këngëtar dhe pretendon se pas finalizimit të saj ai është paguar me 2000 euro.

Konti ka rrëfyer në polici se porosinë për djegien e “Ferrari-t” luksoz ia ka dhënë reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio.

Ky i fundit njihet për një konflikt me Noizy-n, që zgjat prej më shumë se një viti dhe për të cilin ka qëndruar edhe disa muaj pas hekurave.

Zjarrvënësi është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro, por Kleviol Ahmetaj, pasi është marrë në pyetje nga policia ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizy-n i ka sheshuar kohë më parë.

Pavarësisht kësaj dëshmie, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së Siar Kontit, nëse autoritetet do të verifikojnë se porosia për djegien e “Ferrari-t” është dhënë prej tij.

Advertisement