Connect with us

Shkrime

Kungulli i nënshtruar dhe humnera e Serbisë

Nga Milojko Pantiç

Në fund të vitit 2011, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, i paprovokuar, shkurtoi mandatin e tij dhe përveç zgjedhjeve parlamentare, kërkoi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale.

Tomislav Nikoliç i fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 70.000 votash dhe aty filloi rënia e Serbisë me Daçiç kryeministër në koalicion me Vuçiçin.

Shumë shpejt huligani i parealizuar i futbollit, presidenti i sotëm serb zëvendësoi Daçiçin si kryeministër, duke e rrethuar veten nga një strukturë e korruptuar dhe e ligë e njerëzve të gatshëm për çdo lloj poshtërsie.

Politika në të gjitha fushat e jetës ra në duart e mediokritetit, hajdutëve, kriminelëve dhe të çmendurve si Sheshel. Bota serbe tani udhëhiqet nga një “kungull i nënshtruar” në pozicionin e presidentit, i kufizuar në njohuri dhe mendjemadh në injorancë. I mbërthyer në besimet e tij, i magjepsur dhe i shurdhër ndaj besimeve të njerëzve të tjerë, ai premtoi të pamundurën dhe shumë njerëz të paarsimuar e besuan pikërisht sepse për ta e vërteta është ajo që besojnë.

Fatkeqësia e madhe e Serbisë është se presidenti antikushtetues Aleksandër Vuçiç përkrahet nga një numër i madh i njerëzve të arsimuar – shkencëtarë, artistë, profesorë universiteti. Daljet e tyre në media e ndihmojnë pa kushte këtë “kungull pa rrënjë”.

Çdo njëriu të shëndetshëm intelektualisht dhe mendërisht do ti vinte keq të dëgjonte llojin e marrëzive që thonë këta qytetarë akademikë në mbështetje të një politike të rreme dhe të çmendur të presidentit serb. Me ndihmën e tyre, “Kungulli pa rrënjë” e ktheu Serbinë në një vend ku gjithçka vlon nga dhimbje, trishtimi dhe turpi.

Ai e kthu Serbinë në të kaluarën e largët të mesjetës së errët, duke i bindur njerëzit për “epokën e artë” të Vuçiçit. Po pse Serbia arriti në fazën e zhdukjes? Librat e lashtë thonë se kjo ndodh kur në popull mbizotërojnë tre vese: idhujtaria, shthurja dhe gjakderdhja, shto këtu edhe urrejtjen ndaj kombeve fqinje.

Rrënjët e së keqes serbe janë të thella, sepse historia serbe është një rrugë e vazhdueshme e përgjakshme, nga një fushëbetejë në tjetrën, nga një vendvrasje në tjetrën. Krime të ngjashme ka pasur edhe në kombe të tjera, por askund si në Serbi njerëzit nuk kanë therur, varur në shtylla, qëlluar njëri-tjetrin dhe të tjerët në një mënyrë kaq armiqësore.

Askund nuk janë shkatërruar qytete të tëra me kaq zemërim, objekte kulti janë djegur, monumente historike dhe monumente kulturore janë shkatërruar.

Dhe me të drejtë mund të pyetet: Pse marrëzia njerëzore përsëritet vazhdimisht gjatë historisë serbe dhe pse e keqja është gjithmonë e njëjtë?

Sepse sharlatanët, hajdutët dhe kriminelët janë shumuar si mushkonjat dhe një numër i madh qytetarësh duket se janë dorëzuar për të jetuar një jetë pa synime, pa ambicie dhe pa një qëllim të caktuar.

Ata të pafuqishëm presin të shohin se çfarë u sjell fati. Dhe një thënie e vjetër e ebrenjve thotë: – Paratë e humbura – asgjë e humbur – Kohë e humbur – ke humbur shumë – Shpresa e humbur – gjithçka është e humbur.

Advertisement