Sport
Kupa e Botës/ Lara i shton pikë Shqipërisë, Colturi renditet e gjashta në Francë dhe shënon kohën më të mirë
Skiatorja Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë snë Courchevel të Francës. Vendi i 6-të në Sllallomin e Kupës së Botës për skiatoren kuqezi. Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme me ‘best time’ (koha më e mirë, 52.73 sek) e ka futur Larën midis 10 më të mirave pas xhiros së parë jo shumë bindëse, vetëm e 14-ta.
Fituesja është talenti tjetër i Skive Boterore, Ljutic. Kjo etapë shënon edhe rikthimin e superkampiones, Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj.
“Nuk ka qenë e lehtë, kjo e sigurt. Luftova shumë në lëshimin e dytë, sepse i pari nuk më eci mirë; bëra me të vërtetë një lëshim i keq. Në lëshimin e dytë veprova ashtu siç duhej, duhet të rritemi dhe të bëjmë gjëra të mira. Kemi disa kohë pushim dhe më pas përgatitemi për garën e Austrisë”, tha Lara.
Lara bashkë me stafin e saj do të përgatiten për Kampionatin Botëror të Saalbach (Austri) ku shpresojmë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një eveniment të tillë skish.