Connect with us

Kosova

Kupchan për Asociacionin: S’mendoj se është rrezik, duhet të lëvizet para të ndërtohet momenti

Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk përbën rrezik, por një hap të nevojshëm për të avancuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe për të ndërtuar besim ndërkombëtar.

Kupchan theksoi se modelet e autonomisë politike për komunitetet pakicë ekzistojnë në shumë vende të botës dhe mund të shërbejnë si shembull edhe për Kosovën.

Sipas tij, në shoqëritë shumëetnike siç është edhe Kosova, është e rëndësishme të ndërtohen mekanizma për të garantuar sigurinë dhe të drejtat politike e kulturore të pakicave.

Kupchan u shpreh se, pavarësisht sfidave dhe pasigurive që mund të shoqërojnë këtë proces, vendimi për të mos vepruar është edhe më i rrezikshëm.
Profesori amerikan paralajmëroi se pa ndërmarrjen e hapave konkret, procesi i dialogut do të mbetet i bllokuar dhe Kosova do ta ketë të vështirë të arrijë objektivat e saj ndërkombëtare.

Kurse studiuesi i njohur amerikan për zhvillimet e çështjeve të Ballkanit, Alon Ben-Meir u shpreh se Kosova duhet të kapë momentin diplomatik.

Me anë të një reagimi në rrjetin social X, Alon Ben-Meir, vë në dukje se, angazhimi dhe jo përjashtim, është çelësi për një fuqizim të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit.
Kosova duhet ta shndërrojë strukturën në strategji. Shtetet e Bashkuara mund ta ristrukturojnë zyrën e çështjeve të jashtme më Ballkanin, por angazhimi i saj me Kosovës nuk ka ndryshuar. Tani është momenti për të thelluar lidhjet, jo të presim që ndryshimi të vijë nga lart”, shkruan Ben-Meir.

Advertisement