Sport
Kuqezinjtë nuk ndalen drejt Euro 2024, Kristian Asllani: Në Moldavi do të bëjmë lojën tonë
Shqipëria po ecën me vendosmëri drejt Euro 2024 për në Gjermani. Kuqezinjtë këtë e treguan edhe me fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania”. Kristian Asllani bëri një ndeshje pozitive duke mbyllur disa aksione të çekëve e duke ndihmuar skuadrën. Në një prononcim, Asllani ka thënë se në fund të pjesës së parë e ulën ritmin, por në pjesën e dytë ndryshuan mendësi. Pas Çekisë vjen ndeshja e radhës, ajo me Moldavinë, e Kristjan Asllani thotë se aty do të bëjnë lojën e tyre. “Kjo ishte ndeshje e vështirë, e dinimi, kemi pasur çik fat që Çekia ka ndjenjur me 10 lojtarë. Kemi bërë lojë shumë të mirë. Vetëm se nga fundi i pjesës së parë jemi ulur shumë dhe folëm e thamë që duhet të ngrihemi pak më shumë. Duhet të korrigjojmë ndonjë gje dhe të arrijmë të jemi perfekt. Do shkojmë në Moldavi dhe të bëjmë lojën tonë siç kemi bërë gjithë këto ndeshje”, u shpreh Kristjan Asllani.