Connect with us

Kosova

Kur ai tha se doli budalla/ Analisti serb: Me litiumin asgjë nuk do të ndryshojë

“Diçka më shumë se litium nevojitet për të zgjuar botën e shurdhër dhe apatike për ti treguar se qeveria serbe vret me frikë dhe shantazh. Nxjerrja e litiumit mund të kërcënojë të gjithë Serbinë, por në një vend si ky yni, me vetëm një të tretën e popullsisë teknikisht të arsimuar, nuk duhet të pritet shumë…Për fat të keq” – Me këto fjalë gazetari dhe analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç e ka përshkruar situatën aktuale në Serbi dhe mungesën e reagimit për hapjen e një miniere litiumi atje.

I pyetur nëse për litiumin ishte rënë dakord me Aleksander Vuçicin shumë kohë përpara se ai ta “nxehte” në publik historinë për minierën, analisti serb u shpreh se sipas deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, evropianë dhe amerikanë, mund të konstatohet qartë se përgatitja e fushës për litiumin ka filluar shumë më herët, kurse në Serbi nisi me deklaratat e Vuçicit se ishte treguar budalla që lejoi Qeverinë të pezullonte projektin ‘Jadar’ per litiumin.

Boshko Jakshiç, duke komentuar faktin se Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë mjaft të këqija që nga largimi i Angela Merkel dhe sidomos marrëdhëniet mes Aleksander Vuçicit dhe shefes së diplomacisë gjermane, Analena Berbok, ai theksoi se “Në thelb, asgjë nuk do të ndryshojë me premtimin për litiumin.

“Do shohim një fasadë pak më shumë te zbukuruar në marrëdhënie, por vetëm kaq” – deklaroi gazetari dhe analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç.

Advertisement