Connect with us

Aktualitet

Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh/ Princ Leka nuk fsheh më dashurinë për fotografen

Princ Leka dhe Elia Zaharia i ka dhënë fund martesës. Ata u përfolën gjatë për ndarjen, derisa më në fund e pranuan se kanë nisur procedurat e divorcit.

Princ Leka ka nisur romancën me fotografen Blerta Celibashi. Burime të afërta me fotografen bëjnë me dije se çifti po shijon romancën.

Mesa duket Princ Leka ka zgjedhur të mos fshihet më dhe të shprehë hapur ndjenjat që ka ndaj saj.

Së fundmi Blerta ka publikuar një video të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, ku duket si një “përgjigje” për paragjykimet ndaj saj, pasi u aludua se marrëdhënia e re e Princit me fotografen është arsyeja e ndarjes me Elia Zaharinë.

Ajo ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e Princit i cili i ka komentuar me një emoji me sy me zemra.

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.

 

Advertisement