Lifestyle
Kur dhe si ti mësoni fëmijët tuaj të shkruajnë?
Mësimi i shkrimit nga fëmija kërkon kohë të gjatë dhe fillimisht nis me shenja e figura për të arritur te shkronjat. Kur fëmija përdor për herë të parë lapsa, ngjyra e letër për të është një eksperiencë tërësisht e re për të parë se ç’ndodh.
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është ta lini fëmijën të ecë me ritmin e tij e të mos i bëni presion të mësojë të shkruajë përpara se të jetë gati.
Shumica e fëmijëve fillojnë të kuptojnë dallimin midis vizatimit dhe shkrimit pasi bëjnë 3 vjeç. Pra deri në atë kohë ata më shumë do të fokusohen tek figurat dhe shenjat.
Mësimi i shkrimit është i lidhur ngushtë me mësimin e të folurit.
Kur fëmija të fillojë shkollën, ai do të mësohet të njohë tingujt që krijojnë gërma dhe kombinimet mes tyre. Vetëm në këtë fazë ai do të jetë i ndërgjegjshëm se gërmat që ai shkruan kanë një kuptim.
Ndërkohë, derisa të fillojë shkollën ju mund ta ndihmoni fëmijën duke:
– i vënë në dispozicion letra e ngjyra;
– varur në mur shkrimet dhe pikturat e tij;
– e lënë të eksperimentojë pa u ndikuar ju, sepse kjo e bën të ndihet i pavarur;
– e mësuar të shkruajë emrin e tij;
– duke i dhënë shembull teksa ju shkruani (listën me ushqime që do të blini);
– duke i lexuar sa më shumë.