Politike
Kur do të fshehë diçka, ‘non grata’ shpif
TIRANË- Porti i Durrësit është bërë shkak për t’u rikthyer akuzat mes Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi Bashën se ka 60% të aksioneve në Portin e Durrësit së bashku me kryeministrin Edi Rama. Pas shumë kohësh, Berisha iu rikthye termave të vjetër duke e quajtur Bashën ‘Lul Brava’, njëjtë siç e cilësonte pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar në PD.
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.
Basha iu përgjigj deklaratave të tij duke i cilësuar shpifje, ndërsa shkruan se ‘non grata’ shpif sa herë që ndodhet në vështirësi dhe do të fshehë diçka, por pa specifikuar se çfarë është ajo që Berisha po përpiqet të fshehë.
“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha.
Lajm ne përditësim….