Kosova
Kur do të hiqen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës? Flet eksperti i sigurisë
Sipas kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkesa perëndimore për ngritjen e Asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës
Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se tanimë pothuajse është bllokuar çdo mundësi për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.
“Situata në nivelin e bisedimeve në mes Kosovës dhe BE-së, dhe BE me Serbinë ka hyrë në një rrugë me pengesa duke bllokuar çdo mundësi për të avancuar raportet mes dy palëve për një raport më të lehtësuar dhe këtu ishte edhe aludimi i kryetarit të kuvendit” – u shpreh Shala, sipas te cilit, edhe vitin e ardhshëm dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të marrë shumë vëmendje nga Bashkimit Evropian.
“Përplasje me faktorin ndërkombëtar nuk do të ketë edhe në vitin 2024 meqë ky vit parashihet që të ketë zgjedhje në BE, dhe kjo do të largojë nga fokusi procesin e dialogimit siç ishte ne vitin 2023, por do të mirëmbahet në vazhdimësi si proces aktiv me disa veprime të vogla injektimi në dialog”- theksoi Shala.
Por a do të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, të cilat i vendosi BE muaj më parë?
“Sanksionet janë prezente, por që nuk do të ndryshojnë edhe për një periudhë deri pas pjesës se dytë të vitit 2024. Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së është: Së paku 3 shtete anëtare(Sllovakia, Rumania dhe Hungaria) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s për Kosovën dhe kjo të vazhdojë edhe për 2024” – përfundoi Drizan Shala