Bota
Kur do të ndaloni/ Dodik mbron Le Pen: Edhe ajo si unë po paguan çmimin e demokracisë

Për presidentin e dënuar të Republikës Srpska, Milorad Dodik, vendimi ndaj lideres se të djathtës ekstreme në Francë, Marin le Pen, është politik, ashtu si në rastin e tij.
“Marine Le Pen u dënua sepse është kërcënim për një sistem qe nuk di të humbasë. Ashtu si në rastin tim, vendimi nuk vjen për shkak të ligjit por për shkak të politikës. Ajo si unë po paguan çmimin sepse ka mbështetjen e popullit që nuk mund të fitojë në zgjedhje”, ishin fjalët e Dodik.
Liderja e partisë së Tubimit Kombëtar, u shpall fajtore nga një gjykatë në Paris për keqpërdorim të fondeve të PE dhe u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas Dodik gjykatat janë vegël e atyre që i frikësohen demokracisë. “Kur do të ndaloni? Derisa të dënoni liderin e fundit demokrat?”, pyeti presidenti i Republikës Srpska.
Në fund të postimit ai shkruan “Je suis Marine” (Unë jam Marine) në frëngjisht, duke mbështetur kështu politikanen franceze.

