Connect with us

Aktualitet

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta

Nga pika e vdekjes në ri-zgjim. E njëjta po ndodh edhe me hekurudhën Tiranë-nyja e Rinasit-Durrës. Tashmë 85 për qind të punimeve civile kanë përfunduar dhe në të, në fillim të vitit 2026 në të do mund të udhëtojnë edhe qytetarët e parë.

“Brenda vitit 2025, të gjithë këta komponentët, bashkë me infrastrukturën që është në hapat e fundit të saj që në shkurt apo mars ne e mbarojmë komplet infrastrukturën. The m që viti 2025, fundi i vitit 2025 të gjejë Tiranë-Durrës-Kashar-Rinas në mbarim”, shprehet për A2, Ergys Verdho, drejtor i “Hekurudha Shqiptare.

Punimet në hekurudhë kanë marrë një tjetër hov. Në ndihmë është kjo makineri e quajtur “Tamping road.

“Është një nga proceset e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të hekurudhës. Kjo vjen pasi ne linjat i kemi shtrirë, pra ne shohim disa linja që janë gjarpërushe dhe “Tamping machine” vjen për ta centruar dhe për të dhënë siguri në trupin hekurudhor që probleme nesër mos kemi”, shprehet Verdho.

Vetëm 22 minuta për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe vetëm 12 minuta deri në Rinas. Do të udhëtohet me rreth 100 km/h në 39 km gjatësi hekurudhe. 70 milionë euro vlera e projektit e financuar edhe nga BEI dhe BERZH.

“Stacionet hekurudhore janë ato të Durrësit, të Shkozetit, Vorës, Kasharit dhe Rinasi praktikisht ka dy, Epoka dhe te aeroporti”, thotë drejtori i “Hekurudha Shqiptare”. (Marjo Brakaj)

Advertisement