Aktualitet
Kur Ilir Meta vuante për bukën e gojës
I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Milaim Zeka tha se kur Ilir Meta ka vuajtur për bukën e gojën, ai e ka marrë Monika Kryeamadhin në punë si korrespondente.
“Kur Meta ka vuajtur për bukën e gojën, unë dhe kolegu im shyqyri Sejdiu, e kemi marrë Monika Kryemadhin si korrespondente për radion shtetërore të Suedisë për ta mbajtur me bukë.
E dyta, kam pasur miqësi me Ilir Metën kur ka qenë kryetar i FRESH.
Kur u plagos njeriu më i afërt i Adem Jasharit në vitin ’96 dhe unë kam ardhur nga Suedia për ta shëruar këtë njeri atje, por Meta më ka ndihmuar që ta kaloj në aeroport se kishte pasaportë tjetër.
Unë Metën nuk e kam sulmuar për punët e tij patriotike”, tha ai në emisionin “Drejt”