Kronike
‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës
Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.
“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.
Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.
“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.
40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.