Connect with us

Shkrime

Kur na mungon fuqia për të heshtur

Nga Agron Gjekmarkaj

Në çdo ditë perkujtimore ka një nxitim për të folur, për të thënë diçka, për të qënë në rregull , për të bërë detyren !!

Një mbeshtjellje e banalitetit me folklorin patetik, e hipokrizisë me padobinë, e paturpesisë me pandjeshmerinë, e perdorimit me interesin ,shperrthen si kanalet e ujerave të zeza mbi pasardhësit e viktimave të komunizmit, të ish të persekutuarve politike , mbi vetë të shkuemen ,në çdo datë me shënjë siç është edhe e sotmja “dita përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare”!

Komunistë, ish komunistë, pragmatisë, kodoshë e hajdutë, levantinë, bizantinë, spiunë, ish spiunë, njerez për të cilet historia është lopë me u mjelë si postet që kanë patur e kanë, turren tu lypë drejtësi per viktimat e martiret, tu thure lavde e ditirambe, tu ba gjykime e premtime , tu akuzu e coptu, pas 32 vitesh liri, tu sha e tu ba copash diktaturen me fjalë kinse si gjyle ndaj së keqes të pafuqishem moralisht me heshtë.

Shumë prej tyre kulturalisht e fizikisht bijë të saj, kanë pasë një herë mundesi me ba diçka per ta e se kanë ba, kanë pasë pushtet e janë rrotullu në opozitë e prapë në pushtet e keshtu me rradhë.

Gjithmonë kanë humbë një rast me ba një të mirë, me vu diçka në vend, me ndreq një padrejtësi, më ndertu një shembull, me ba akte e jo fjalë dhe në çdo rast ka triumfu perdorimi politik , ligjerimi prej kauçuku mbi thelbin e së shkuemes që kushtezon të tashmen dhe të ardhmen.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *