Connect with us

Politike

“Kur shqiponja të pret në drekën e punës”/ Rama ndan selfie-n në zyrën e Scholz

Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë mbledhur në Samitin e radhës për Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Pas samitit, kryeministri Edi Rama publikoi një foto nga zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në foton e publikuar në Facebook, në sfond duket një shqiponjë, ndërsa Rama shkruan:

“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkruan Rama krahas selfies së publikuar.

Advertisement