Connect with us

Rajon

Kurora mbetet në kokën e Vuçiç/ Media gjermane shuan shpresat

“Aleksandër Vuçiç është një njeriu i fortë që duhet të parandalojë kaosin gjeopolitik në Ballkan dhe të sigurojë një klimë të këndshme investimesh. Në këmbim të kësaj utopia të Perëndimit, ai shkatërron demokracinë, duke ruajtur prej saj vetëm një fasadë” – Kështu shkruan Zidojce Zeitung.

Gazeta kujton se Vuçiç akuzoi një grup europarlamentarësh si ‘urrejtës të serbëve, pasi ata ngritën zërin që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, ishin të vjedhura.

“Për fat të mirë, ka një qëndrim të bashkuar europian kundër autokratëve dhe populistëve në Serbi” – shkruan gazetari Tobias Zik.

“Vendet e BE-së, mbi të gjitha Gjermania, janë ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë. Kompanitë gjermane financojnë pjesërisht makinën propagandistike të Vuçiçit duke publikuar reklama në mediat serbe të afërta me regjimin” – potencoi Zik për median gjermane.

Në tekst, ai vlerëson gjithashtu se Komisioni Evropian dhe Qeveria e SHBA-së kanë ende një qëndrim “të rezervuar” ndaj “manipulimeve të dokumentuara zgjedhore” dhe se mjetet e presionit janë të kufizuara.

“Partia në pushtet e Vuçiçit, me kalimin e viteve, është rritur në një aparat të fuqishëm klientelist” -vlerëson media gjermane

“Një sistem i tillë nuk mund të ndryshohet brenda natës. Shumë gjëra tregojnë se stabilokracia e tij Vuçiç do vazhdojë të ekzistojë për një kohë të gjatë. Çmimin e paguajnë ata njerëz që pa u lodhur, me mijëra, dalin në rrugë për të kërkuar demokracinë e vërtetë – edhe pse me kalimin e viteve shpresa e tyre për mbështetjen e BE-së është zbehur shumë” – theksoi autori I shkrimit, Tobias Zik

Advertisement