Kosova
Kurrë më s’do ketë Banjskë/ Christopher Hill tregon vendimin amerikan
Ajo që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, ku Milan Radojiçiç organizoi bandë terroriste për të sulmuar Kosovën, përmes financimit të Serbisë, nuk guxon të ndodhë kurrë më, ka thënë ambasadori amerikan, Christopher Hill
I pyetur nese ka ndonje deklaratë për faktin se Radoicic ende nuk është arrestuar dhe qarkullon I lire, Hill ka thënë se nuk dëshiron të flas shumë për këtë çështje, kjo pasi “qëndrimet e SHBA janë shumë të qarta”.
Ai ka deklaruar se “ka një proces ligjor që është duke u zhvilluar”, prandaj “nuk I takon të bëj ndonjë koment”.
Megjithatë, ka përsëritur, atë që zyrtarisht e ka thënë shteti amerikan, se “duhet të ketë llogaridhënie”.
“Siç e dini për Banjskën, SHBA ka pasur një qëndrim shumë te qartë: një incident i tillë nuk guxon të ndodh kurrë më” – potencoi ambasadori amerikan ne Beograd.
Hill u pyet edhe për dialogun që Kosova e zhvillon me Serbinë në Bruksel dhe përformancën e ndërmjetësve që shpesh duket se kanë humbur kursin me palët.
Hill pati fjalë të mira për ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “të gjithë ne jemi me fat që e kemi një njeri si Lajçak në dialog, i cili është duke punuar ne këtë proces”, prandaj “duhet ta përkrahim”.
“Unë jam këtu për te promovuar interesat e SHBA, por duhet përmirësim i dukshëm i raporteve në Rajon dhe ky përmirësim është në linje me atë që është duke bëre zoti Lajçak” – deklaroi Hill.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ambasadori pohoi se “është sipas standardeve të Bashkimit Europian”
Hill foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, nismë rajonale e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, por që Kosova e kundërshton.
“Unë jam përkrahës i Ballkanit të Hapur” – ka thënë Hill, duke shtuar se “Ballkani Hapur ka të bëjë me problemet e qytetarëve” dhe “me investime në rajon”.