Kosova
Kurrë nuk e kam menduar/ Flet ideatori i asociacionit
Ishte viti 2005, kur Kai Eide, ish-Përfaqësuesi Special për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, kishte hartuar për këtë të fundit një raport gjithpërfshirës për gjendjen në Kosovë, raport ky i cili ishte pasuar menjëherë me nisjen e negociatave për statusin final të Kosovës – ku ai e paralajmëronte Kofi Annan-in se “ndonëse deri në këtë pikë, statusi i ardhshëm i Kosovës ka qenë rrezik më vete, tani duhet të vendoset si temë diskutimi, pasi është bërë e rrezikshme ta injorojmë”.
Para mëse 18 vite, diplomati norvegjez hartoi raportin me rreth 24 faqe, raport ky i cili do të merrej si model këshilldhënës nga ish-Presidenti i Finlandës, Marti Ahtisaari. Në këtë raport, për herë të parë, gjendet paragrafi, ku parashihej çështja që – sot e para 18 viteve – është mbasa arra më e pathyeshmes në dialogin mes Kosovës dhe Serbisë: Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe.
Vlen të theksohet se edhe pse ishte viti 2005 kur Kosova nuk e kishte shpallur pavarsinë, si Republikë sovrane më vete, Kai Eide qysh atëherë specifikonte saktësisht se cili duhej të ishte karakteri i asocicionit: Në asnjë mënyrë jo entitet që cënon, rrezikon apo dobëson institucionet mbarë kombëtare-shtetërore të Kosovës.
Për mediumin Nacionale në Kosovë, ai ka deklaruar se me propozimin e tij as nuk e ka shkuar ndërmend autonominë territorial siç pandeh pala serbe
“Gjithka kishte si synim që përmes asociacionit të propozuar nga unë, në Kosovë të ishte e pamundur tashmë që të operonin struktura paralele “që ishin nën kontrollin e Beogradit”.
“Zhurma që po bëhet tani, tregon mungesë gatishmërie për të negocuar, dhe më duhet të them se jam tejet i zhgënjyer që kjo çështje, prej 18 vitesh që kur është konceptuar, dhe është mirëpritur si nga Prishtina edhe nga Beogradi, ende mbetet çështje e kontestuar. Mendoj se është simpotomë e diçkaje tjetër”.