Connect with us

Kosova

Kurti akuzon Serbinë për lëvizje të ushtrisë afër kufirit, vjen reagimi nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë se ka afruar trupat ushtarake rreth 50 metra afër vijës kufitare në komunën e Kamenicës, në lindje të Kosovës, ndërsa Beogradi deklaroi se trupat vepruan brenda zonës tokësore të sigurisë dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryeministri I Kosoves ka shkruar ne nje postim ne rrjete sociale se “Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar lëvizje provokuese të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve”, duke nënvizuar se qeveria e Kosovës “ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit”.

Nga ana tjeter, ministria serbe e Mbrojtjes tha se pohimet e kryeministrit Kurti janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese kundër Forcave të Armatosura të Serbisë dhe forcave të sigurisë” së Serbisë.

Sipas kësaj ministrie “pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në Zonën e Sigurisë Tokësore kryejnë detyra të rregullta në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”

Kujtojme se vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rreth 350 kilometra e gjatë dhe patrullohet nga forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe në afërsi edhe nga forcat e policisë së Kosovës.

Vitin e kaluar NATO-ja shtoi praninë e trupave pas tensioneve që kulmuan me 24 shtator kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer policie.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen të cilën kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kurti e arritën në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

Advertisement