Connect with us

Kosova

‘Kurti bëri një truk të mirë, por afatshkurtër, s’është gati të formojë Asociacionin’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me liderët evropianë të enjten në Bruksel, bëri “një truk të mirë”, por sipas tij do jetë “afatshkurtër”.

“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër. Ai e provoi asociacionin, por dje ishte hera e fundit që e bëri sepse nuk mendoj se mund ta thotë më, do vazhdojë të mashtrojë e nuk do mbaj fjalën” – deklaroi presidenti serb në “TvPink”.

Sipas kreut serb, Albin Kurti në takimet në Bruksel, “ka paraqitur idenë; të firmosim të tri dokumenta. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte” – tregoi Vuçiç

Përkundër se kryeministri Kurti deklaroi se ka pranuar draftin e propozuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Vuçiç përsëri beson se kreu i ekzekutivit kosovar nuk është gati ta themelojë këtë mekanizëm. Sipas presidenti serb, Kurti nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë.

Veç të tjerash Vuçiç tregoi se së shpejti Beogradin do ta vizitojnë niveli më i lartë i Bashkimit Europian, me të cilët do të vazhdojnë bisedimet.

Të enjten e 26 tetorit në Bruksel Kosova ka pranuar draftin e propozuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe përmes një deklarate pas takimit është shprehur e gatshme edhe që ta nënshkruajë pranimin e draftit, ndersa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklarim para gazetarëve ka thënë se edhe Serbia është pro atij drafti të propozuar nga pesëshja e top-diplomatëve që vizituan Prishtinën dhe Beogradin me 21 tetor.

Advertisement