Connect with us

Shkrime

Kurti bie në gropën e Zajednicës

Profesori amerikan nga universiteti ‘Johns Hopkins’, Edward Joseph, vlerëson se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm por që kanë ende shumë sfida përpara. Ai sugjeron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta inkurajojnë Bashkimin Evropian që marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë ta regjistrojnë në Kombet e Bashkuara.

“Është një proces me të vërtet i vështirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë krejtësisht negativ persa i përket marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër, duke thënë se ka disa pika të saj që nuk do t’i respektojë edhe pse në dokument shkruan qartë se të gjitha marrëveshjet duhet të respektohen pa përjashtim. Mënyra e vetme që ky dialog të ketë sukses për të dyja vendet, jane sinjalet e forta te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe serioziteti si ndërmjetësues në këtë proces. Unë sugjeroj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta inkurajojnë Bashkimin Evropian ta regjistroj këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara, dhe kjo do të nënkuptonte një status më të fortë juridik” – thotë  eksperti për politike të jashtme. Sipas tij pa u qetësuar krejtësisht situata në terren është e vështirë të flitet për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Momentalisht nuk është një atmosferë e mirë në veriun e Kosovës, kemi parë disa incidente serioze dhe serbët janë larguar nga institucionet. Pra në këto rrethana është e vështirë për të folur rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është një çështje shume problematike sepse nënkupton një formë autonomie apo quajeni një formë e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. Normalisht që kjo duhet të vinte në fund të negociatave ku Kosova do ta fitonte njohjen nga Serbia dhe si këmbim do ta pranonte Asociacionin, por siç po e shohim realiteti është më ndryshe. Asociacioni është një obligim që e ka pranuar Kosova dhe duhet të jetë në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, deklaroi Joseph në Tv1.

Profesori amerikan  tha gjithashtu se Kosova ndodhet në një pozitë të vështirë sepse nuk po pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe se këtë po e shfrytëzon presidenti serb, Aleksandar Vuçic.

Me ndërmjetësimin e bllokut evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011.

 

 

 

 

 

Advertisement