Kosova
Kurti dërgon ‘ferman’ në Bruksel/ Kush është kampioni i Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE, dhe se procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë sesa nga Kosova.
Ai u shpreh se Kosova është kampione në Ballkan përsa i përket shumë proceseve, përfshirë atë të sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, dhe se është e padrejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.
“E ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit të marrdhëdhënieve me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe persa i përket sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit persa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tani gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohje të ndërsjellët de facto dhe de jure. Prandaj destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën” – theksoi kryeministri Kurti.