Kosova
Kurti dështoi ta bëjë Qeverinë/ Phillips: Shqiptarët janë të njohur për kokëfortësinë e tyre
Eksperti amerikan për Ballkanin dhe profesor i njohur, David Phillips, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas dështimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Ai thotë se shqiptarët janë të njohur për kokëfortësinë dhe sa më gjatë të zgjasë ngërçi, aq më e vështirë bëhet gjetja e një zgjidhjeje.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Phillips shprehet se balanca aktuale e pushtetit nuk pritet të ndryshojë rezultatin, ndërsa thekson se ka ardhur koha që si qytetarët, ashtu edhe udhëheqësit politikë të veprojnë me më shumë maturi në interes kombëtar.
Sa i përket ndryshimeve të mundshme në përqindjen e votave, Phillips thotë se votuesit duket se janë të vendosur dhe nuk ka shenja për ndryshim të madh, duke shtuar se bashkëbisedimet e qeta dhe konstruktive mes partive do të ndihmonin në arritjen e konsensusit.
Lidhur me shqetësimet se pagat e punonjësve të sektorit publik mund të rrezikohen për shkak të mosmiratimit të buxhetit, Phillips theksoi:
“Kjo nënkupton një bllokim të qeverisë, të ngjashëm me atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Do të ishte një thirrje e hidhur për të gjithë partitë”