Connect with us

Shkrime

‘Kurti do gjak’, por një treshe i ka premtuar territore Vuçiçit

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Vlora Çitakut të PDK-së dhe Baton Haxhiut. Reagimi vjen, pasi ky i fundit kishte thënë se kryeministri i Kosoves Albin Kurti po kërkon ‘gjak’, deklaratë kjo që mediat serbe i bën jehonë, ndërsa Vlora Çitaku e pati cilesuar Kurtin si të ‘rrezikshëm për Kosovën’.

Profesor Bytyçi përmendi edhe një deklaratë të kryeministrit shqiptar Edi Ramës, i cili thotë se ‘Kurti po rrezikon rajonin me luftë’.

“Vlora thotë se Kurti po rrezikon Kosovën ! Batoni thotë se Kurti kërkon gjak. Rama  pohon se Kurti po na rrezikon rajonin me luftë dhe kërkon konferencë ndërkombëtare për ta detyruar Kosovën të pranojë t’i japë territor Serbisë” – rendit perifrazimet Bytyçi duke shtuar: ambasadori amerikan ne Prishtine, Hovenier tha se “Kurti shpalli dy organizata serbe si terroriste, pa u konsultuar me aleatët”. Në fakt ai nuk thotë të vërtetën! E vërteta është se SHBA dhe europianët ishin dhe janë kundër vendimit të qeverisë. Prandaj duhej thënë se Kurti nuk e pranoi këshillën europiane e amerikane për t’i legjitimuar këto organizata ekstremiste që ushtrojnë dhunë kundër paqes në Kosovë!”, thekson profesori. Ai shton se sipas logjikës së Çitakut, Kosovën e mbrojnë Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Edi Rama dhe vet Vlora.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe diplomatët e huaj. Ata po akuzojnë Kurtin jo se “Albini rrezikon paqen”, por se njeriut që sjell konfliktin në Kosovë e rajon, pra Aleksandër Vuçiçit, i kanë premtuar territore nga të Kosovës, përkatësisht pasuritë e saj, Trepçën dhe Ujmanin në këmbim të paqes në rajon”, potencoi profesor Bytyçi, që sipas tij, “të gjithë ata që kritikojnë Albin Kurtin për çdo gjë, edhe për veprat terroriste të serbëve, të gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e policisë dhe shtetit nga veriu, duan ta bëjnë fakt të kryer “pamundësinë” e Kosovës për të qeverisur në këtë territor. Më pas ta përdorin këtë si kasus për ndarjen e territorit!”

“Me këtë kasus ata po justifikojnë akuzat e Vuçiç se “Kurti është fashist”! Këtë akuzë e përforcojnë Batoni, Vlora, Rama e enturazhi mediatik rreth tyre! E më në fund përgatisin ndarjen së Kosovës! Ramës nuk i kanë vënë detyrë vetëm ta kërkojë këtë konferencë anti-shqiptare e pro-serbe, por ia kanë dhënë projektin që duhet nënshkruar në atë konferencë për ta paraqit si mendim “origjinal” të kryeministrit të Shqipërisë!

Të bëhemi të gjithë shqiptarët me Albin Kurtin për ta mbrojtur Kosovën! Nuk ka alternativë tjetër!” – beri thirrje profesori Enver Bytyçi.

Advertisement