Connect with us

Kosova

Kurti e Sveçla, mund të shpallen ‘non grata’ nga BE-SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të përballet me sanksionet amerikane nëse nuk përmbush detyrimet dhe të shtensionojë situatën në veri të vendit. Mediat kanë publikuar një document ku thuhet se masat e SHBA dhe të komunitetit transatlantik mund të aplikohen për Kosovën në rast se qeveria refuzon planin e propozuar nga BE për të normalizuar situatën në komunat me shumicë serbe, që lidhen me largimin e policisë speciale të kosovës, krijimin e asocacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve aty.

Masat do aplikohen në dy faza, ku në fazën e parë parashkohet ngrirja e fondeve nga BE-ja, ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave, ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ngrirja e fondeve amerikane si dhe Ngrirja e programeve për FSK-në.

Por në një fazë të dytë parashikohen masa të tjera siç është qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohjen e Kosovës, riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan si dhe përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare. riorganizimi i KFOR në pjesën veriore të Kosovës, ku kontingjenti i fundit prej rreth 000 trupash të reha do të aktivizohet brenda rolit të vetë të Rezolutës 1244 dhe do të marrë në dorë kontrollin e plotë në veriu të Kosovës, duke e kthyer gjendjen në një kohë të para vitit 2004, ku Kosova praktikisht nuk do kontrollojë asgjë në atë pjesë.

Përpos sanskioneve që do penalizojnë Kosovën, pashikohen sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të tij dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

“Komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog. askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës, ajo që me veprimet e saj, do të nxiste pasigurinë dhe do të ushqente konflikte dhe kriza”, thuhet në document. Dokumenti thekson se komunitetit ndërkombëtar i ka mbaruar durimi dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga qeveria e Kosovës: është apo jo partnere e komunitetit ndëratlantik?” Të qenit partner nënkupton përmbushje të pakushtëzuar të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja” sipas tekstit./ shqiptarja.com

Advertisement