Connect with us

Kosova

Kurti është antiamerikan/ Ish kreu i Kushtetueses: Bindjen e mban fshehur për hall të votave

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, foli për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe vlerësoi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është ideologjikisht “antiamerikan”.

Duke folur për marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së, Hasani tha se ekzistojnë dy faktorë – i pari është strukturor, që i referohet gjendjes së përgjithshme të marrëdhënieve ndërkombëtare sot dhe rolit të Amerikës në to, dhe i dyti lidhet me profilin psikologjik dhe ideologjik të Kurtit.

Marrëdhëniet ndërkombëtare, tha Hasani, kanë qenë në proces ripërcaktimi për vite me radhë dhe kjo do të zgjasë me dekada. Nga ana tjetër, tha Hasani, Kurti “ka anti-amerikanizmin si bindje”.

Gjithashtu sipas Hasanit, ish kryeministri Kurti i fshehu bindjet e tij me qëllim ruajtjen e votave .

“Kurti i përket një rryme të ekstremit të majtë, dhe ai vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur që nga koha kur erdhi në pushtet, duke ditur ndjenjën e përgjithshme proamerikane të popullit të Kosovës, me qëllim ruajtjen e votive” – potencoi Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Advertisement