Connect with us

Kosova

Kurti flet për raportet me Serbine në Kretë, tregon që edhe Lajçak ndodhet atje

Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, Papandreu.

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar dhe njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.

Gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Ky bashkëbisedim parapriu dy panele diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë edhe emisari e ndërmjetësuesi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

 

Advertisement