Connect with us

Kosova

Kurti gati ‘armën e fshehtë’/ Kundër asociacionit, kauza në zgjedhjet e reja

Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtar se Qeveria e Kosovës duhet të themelojë asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në bazë të draft-statutit të propozuar nga Bashkimi Europian, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Unioni dhe presidenti serb, e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruante Asociacionin, ndërsa Aleksandër Vuçiç jo.

Mbështetur mbi këto ngjarje, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk do ta themelojë as këtë vit Asociacionin, dhe sipas tij, për një arsye.

“Albin Kurti taktikisht, në aspektin strategjiko-politik, nuk e bën Asociacionin në këtë mandat qeverisës, sepse për të do ishte vetëvrasje politike. Të gjithë e dimë se Zajednica është një shtet parallel brenda shtetit të Kosovës.  Dalja tani dhe ligjërimet e Kurtit pë asociacionin jane taktikë dhe retorikë, për konsumim të brendshëm. Kryeministri ka planifikuar që në zgjedhjet e parakohshme ta ndërtojë kauzën e tij mbi ligjërimin dhe formulën: Jemi kundër themelimit të asociacionit. Ne nuk bëjmë Zajednicë. Votoni të tjerët nëse dëshironi që ajo të bëhet” – është shprehur deputeti Berisha.

Advertisement