Rajon
Kurti, Gjermania, Britania dhe faji që mbetet jetim/ Oponenca e SHBA
Sipas ish ambasadorit serb në Berlin Millovan Bozhinoviç, uniteti i politikës ndaj Kosovës, që ka mbizotëruar mes Gjermanisë, Britanisë dhe SHBA, po shihet gjithnjë e më shumë se po humbet, kurse nga ana tjetër edhe qasja amerikane po tregohet gjithnjë e më pragmatike. Veçanërisht qysh prej shpërthimit të krizës së fundit në veri.
Bozhinoviç u shpreh se, teksa për emisarin amerikan Escobar, nuk ka dilema se Albin Kurti nuk kishte vullnet në Bruksel per te qene i perkushtuar per deeskalmin e situates, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarazin, kishte retorikë tjetër. Sipas tij, “nuk mund të thuhet se fajin e ka vetëm Qeveria e Kosovës apo se vetëm ajo nuk po bën mjaftueshëm për qetësimin e situatës”.
“Ky është ndryshimi, gjermanët edhe kur e kritikojnë Kurtin, ata përherë ndjejnë nevojën për t’a justifikuar disi. Afërsisht veprojnë dhe anglezët. Dhe teksa kemi raport të tillë nga Berlini dhe Londra ndaj Albin Kurtit, janë të pakta shanset se ai do të ndryshojë politikën dhe sjelljen” – deklaroi ish ambasadori Bozhinoviç, duke theksuar se gjermanët duan të rifitojnë pozicionet e tyre që kishin më parë në Ballkan.
Ish ambasadori mendon se gjermanët dhe britanikët kanë histori pikëpamjesh për Ballkanin dhe ‘simpatitë’ e tyre në këto hapësira.
“Ne jemi mësuar që prej Britanisë të mos presim asgjë të mire. Ata Sërbinë shpesh e shikojnë vendpozicionim rus, ndërsa gjermanët, qysh prej fillimit të konfliktit mes sërbëve dhe shqiptarëve, morën qëndrim shumë ‘të palëkundur’. Si njëri dhe tjetri kërkojnë që mbarë ky proces në fund të përmbyllet me njohje reciproke të palëve të grindura. Ndërsa për amerikanët kjo nuk është gjë që mund të presë” – Theksoi Bozhinoviç.